Me dhjetëra përdorues të telefonave që përdorin softverin Android, kanë raportuar në rrjete sociale se një fotografi e një liqeni, me perëndimin e diellit në sfond të shoqëruar me re aty këtu, po ua pengon funksionimin normal të telefonave, raporton BBC, transmeton Insajderi.
Fotografia “famëkeqe”, po del të shkaktojë probleme në telefonat Android, kur pronarët e tyre e vendosin si fotografinë kryesore të telefonit – apo si “Wallpaper”.
Disa brende telefonash janë prekur nga ky problem, si Samsung dhe Google Pixel.
Problemi që shkakton fotografia, është se vazhdimisht e ndalë dhe e ndezë ekranin. Madje në disa raste, shfaqet edhe opsioni “factory reset” apo “rikthim në gjendje fillestare”, gjë që po bën që përdoruesit t’i humbin të gjitha të dhënat e tyre.
Për problemin kanë shkruar në Tëitter me dhjetëra njerëz, duke e konfirmuar se u ka ndodhur e njëtja gjë.
Nuk ua rekomandojmë ta provoni në shtëpi!
WARNING!!!
Never set this picture as wallpaper, especially for Samsung mobile phone users!
It will cause your phone to crash!
Don't try it!
If someone sends you this picture, please ignore it. pic.twitter.com/rVbozJdhkL— Ice universe (@UniverseIce) May 31, 2020