Kujdes nëse qeshni me zë para këtij njeriu në Prishtinë – ky është polici që dënon për qeshje me zë

Kujdes nëse qeshni me zë para këtij njeriu në Prishtinë – ky është polici që dënon për qeshje me zë

Fatmir Miftari, pjesëtar i Policisë së Kosovës e dënoi me gjobë prej 100 eurosh Aida Gashin, për arsyen se kjo e fundit qeshi me zë të lartë gjatë një bisede telefonike me shoqen e saj.

“Je tu keshë shumë, mos kesh”, i ishte drejtuar polici Miftari vajzës në fjalë, dhe pastaj e kishte dënuar për të qeshurën e saj.

Të gjithë situatën e ka treguar edhe vet Aida e cila ka publikuar gjobën e vënë dhe emrin e policit në fjalë.

Madje, ajo ka rrëfyer edhe bisedën me policin Fatmir Miftari, i cili e gjobiti atë për shkak të të qeshurave të saj.

“Çka po kesh me zë?”, ishin fjalët e Miftarit (pjesëtar i Policisë së Kosovës). E habitur me pyetjen e policit, Aida iu është drejtuar atij: A seriozisht po më pyet?Fatmiri: Je tu keshë shumë, mos kesh!Aida: Me çka po e matë që po keshi shumë?

Fatmiri: Me veshtë e mi!.Kaq ishte biseda mes Aidës dhe Fatmirit i cili pa hezituar edhe ia ka vënë gjobën prej 100 eurove vetëm pse ajo qeshi me zë.

“Dënim me 100 euro gjobë, se po qeshesh me za! Dhunohet dhe vritet një femijë 12 vjeçar, policia e neglizhon rastin! Unë dënohem me 100 euro gjobë pse qesha me za!”, ka shkruar ajo.