Kujt t’ia kërkojmë 170 eurot e dedikuar nga qeveria e kaluar?

Kujt t’ia kërkojmë 170 eurot e dedikuar nga qeveria e kaluar?

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke komentuar mos dhënien e 170 eurove për punëtorët që nuk kanë punuar, apo kanë pas vështirësi në kohën e pandemisë, ka thënë se do të jetë vonë kur të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike në vjeshtë.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se 170 milionë ka qenë pakoja emergjente fiskale e qeverisë Kurti, por edhe ajo pako nuk është paguar në tërësi për shkak se nuk ka pas autorizim të Kuvendit.

“Për me u pagu pjesa tjetër duhet me kalu rishikimi i buxhetit. E si duket prapë nuk ka vota në Kuvend. Për rimëkëmbjen ekonomike po punojnë ekspertët. Deri më tani hapësira e këtij diskutimi në publik minimale. Në debate, më përpara analistët po diskutojnë politikat Amerikane karshi Rusisë se sa për temat jetike si një pagesë 170 euro për punëtorë. S’po di mo kujt me i apelu për këtë çështje. Kur të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike në vjeshtë do të jetë vonë”, ka shkruar ai.