Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka liruar nga detyra e zëvendëskryeministrit, Kujtim Shala i cili mbanë pozitën edhe të ministër të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Qeveria e Kosovës njofton se ky vendim ka ardhur, pas kërkesës së Shalës për tu liruar nga kjo pozitë, “me qëllim që të angazhohet në tërësi në ushtrimin e detyrës së ministrit të Kulturës”.
“Për shkak të angazhimeve të mëdha, sidomos gjatë këtij viti, dhe me qëllim që të mund t’u përkushtohem në tërësi angazhimeve të mija në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kërkoj që të më lironi nga detyra e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesën e Kujtim Shalës.
Sipas komunikatës së qeverisë në ditët në vijim, kryeministri Mustafa do të zhvillojë konsultimet e nevojshme në kuadër të LDK-së për plotësimin e postit të zëvendëskryeministrit nga kjo parti. /Insajderi.com