Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, mund të kandidojë në momentin e fundit, por një gjë e tillë mund të jetë e dëmshme për LDK-në, transmeton Insajderi.
Kështu shprehet analistët politikë, Albert Krasniqi dhe Bekim Baliqi të cilët e shohin si mundësi reale një kandidim të tillë.
Krasniqi tha se se pavarësisht se Shala nuk ka shfaqur asnjëherë ambicien për të kandiduar, kjo mund të ndodhë, ndërsa shton se kandidaturat në momentet e fundit do të ishin të dëmshme për partinë.
“Çfarëdo paraqitje e kandidaturave në Kuvend Zgjedhor do ishte kundërproduktive sepse kandidaturat në momentet e fundit më shumë vijnë si improvizime sesa ambicie të individëve për t’i hyrë garës. Kushdo që do ishte ai kandidat do ishte e dëmshme për LDK-në, spese do ishte si imponim i vullnetit të kryesisë së vjetër me një kandidat”, tha ai.
Ndërsa, Baliqi thotë se profili i Gashit i përgjigjet tërësisht atij të LDK-së, duke mos përjashtuar që ai të jetë kandidat serioz për ta marrë kryesimin e partisë.
“Profili i Kujtim Shalës është tipik profil i LDK-së. nuk e përjashtoj që ai në moment të fundit të kandidoj dhe të jetë një nga kandidatët më serioz”, tha Baliqi. /Insajderi.com