Kujtim Shala reagon për herë të parë pas humbjes së LDK-së në zgjedhje

Kujtim Shala reagon për herë të parë pas humbjes së LDK-së në zgjedhje

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga reaguar për herë të parë pas humbjes së thellë të kësaj partie në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Shala, i cili është njeriu i dytë më i votuar në LDK pas Avdullah Hotit, ka falënderuar ata të cilët e kanë votuar partinë e tij dhe atë për t’u bërë deputet i legjislaturës së tetë në Kuvend.

Ai po ashtu ka thënë se LDK-ja do të hapë një etapë të re të vetën dhe për Kosovën.

“Besimi i përsëritur është nderi më i madh. LDK-ja do të hapë një faqe të re te veten dhe të Kosovës. LDK-ja është partia e rrënjëve të Kosovës. LDK-ja nuk është vetëm një alternativë politike, por shenja thelbësore e shtetit tonë”, ka shkruar Shala, emri i të cilit po diskutohet për kryetar të LDK-së, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

Kujtojmë se, LDK do të mbajë pas pak ditësh Kuvendin Zgjedhor ku pritet të dalin strukturat e reja të partisë./Insajderi.com