Kujtohet masakra e Pastasellës

Masakra e fshatit Pastasellë të Rahovecit është një nga më të tmerrshmet që kanë kryer forcat kriminale serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitin 1999.

Kujtohet masakra e Pastasellës

Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat përreth, derisa kanë mbijetuar 13 persona.

Edhe sot e kësaj dite ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas më shumë se dy dekada figurojnë të pagjetur.

Për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë.