
Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë jë kontrolli në banesën e tij është konstatuar se e kishte kthyer këtë të fundit në një ambient ku kultivohej bimë narkotike.
Në pranga ka rënë 20-vjeçari A.K., banues në Ardenicë të Kolonjës, në Lushnje ndërkohë që pritet të akuzohet për “kultivim të bimëve narkotike”.
“Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Lushnjes vë në pranga një shtetas pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuara disa bimë Cannabis Sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.