Kunata e Ramush Haradinajt, Vesmira Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita prej drejtoreshës së marketingut në Telekomin e Kosovës, transmeton Insajderi.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com vetë Vesmira Haradinaj, e cila edhe i ka dhënë arsyet e dorëheqjes.
Ajo thotë se dorëheqja ka qenë për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe presionit të vazhdueshëm për anulim të kontratës, duke dhënë edhe arsye të tjera që çuan deri te vendimi i marrë.
“Po, kam dhënë dorëheqje. Pika e parë dhe kryesore mungesa e bashkëpunimit dhe koordinimit. Presioni i vazhdueshëm për anulim të kontratës së punës. Duke u thirr ne evitim te paligjshmërisë, veprojnë totalisht vetë në mënyrë të paligjshme duke i dhënë hapësirë shoqërisë me autorizime që të adresohen në emër të UD KE-së. Mungesa e lidershipit, mungesa e një vizioni të qartë strategjik dhe orientimi i tyre selektiv përmes përdorimit të presionit në forma të ndryshme e sollën vendimin”, ka thënë ajo, duke shtuar se ende nuk ka marrë përgjigje pas kërkesës për dorëheqje të dërguar te kryeshefja, Burbuqe Hana. /Insajderi.com