Kundërshtohet vendimi i Zemajt që shfuqizon rregullimin e çmimit të barnave

Kundërshtohet vendimi i Zemajt që shfuqizon rregullimin e çmimit të barnave

Instituti Demokratik i Kosovës përmes një reagimi ka kundërshtuar vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili ka shfuqizuar udhëzuesit administrative të rregullimit të çmimit të barnave në Kosovë.

KDI ka kërkuar që të shqyrtohen opsionet për mbrojtën e qytetarëve dhe buxheti i shtetit nga keqpërdorimet eventuale me çmimet e barnave

“Kujtojmë se Udhëzimi Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale kishte për qëllim të përcaktonte dhe rregullonte çmimet e produkteve medicinale për shitje me shumicë dhe pakicë në sektorin privat. Shfuqizimi i këtij udhëzuesi do të lejojë që qytetarët përsëri të blejnë barna të njëjta me çmime të ndryshme në barnatore si dhe qeveria të pranoj ofertat nga operatoret ekonomik me çmime të larta. Kosova është ndër shtetet e pakta në Evropë që nuk e ka të rregulluar tregun farmaceutik”, thuhet në reagim.

Po ashtu KDI ka kërkuar hetim mbi këtë çështje.

“Gjithashtu, Instituti kërkon edhe nga Kuvendi i Kosovës që përmes mekanizmave të tij të hetoj arsyet e këtij shfuqizimi dhe me qëllim të përfaqësimit të interesave të qytetarëve të rris mbikëqyrjen së punës së ekzekutivit veçmas gjatë kësaj periudhe të vështirë të përballjes me pandeminë aktuale”

Udhëzimet administrative që rregullonin çmimet e barnave kishin hyrë në fuqi gjatë kohës sa Uran Ismaili ishte Ministër i Shëndetësisë. /Insajderi.com/

Deklarata e plotë: