Kunjat VV-LDK – a do të takohen sot Isa Mustafa dhe Albin Kurti?

Albin Kurti dhe Isa Mustafa do të duhej t’i vazhdonin sot bisedimet për formimin e qeverive. Por duket se negociatat kanë ngecur diku. Mbrëmë është raportuar se kreu i LDK-së e ka anuluar takimin me kreun e Vetëvendosjes. Akoma nuk dihet nëse sot do të ndodh përputhja përfundimtare ndërmjet tyre?

Kunjat VV-LDK – a do të takohen sot Isa Mustafa dhe Albin Kurti?

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur në një pikë kritike të negociatave për qeverinë e re.

Ndarja e pozitave po i vë në rrezik ato.

Një burim brenda takimit i ka thënë Insajderit se LDK ka vënë kushte që nuk po i pranon Lëvizja Vetëvendosje.

Por situata është rënduar akoma më shumë pas një paraqitjes së mbrëmshme të Glauk Konjufcës në Pressing.

AI ka deklaruar sot se VV-ja nuk e jep postin e presidentit dhe ka kritikuar LDK-në se po sillet si parti e barabartë.

Deklaratat e tij janë konsideruar si problematike dhe ofendues nga zyrtarët e LDK-së.

Si rezultat i kësaj është raportuar mbrëmë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka anuluar takimin e planifikuar për ditën e mërkurë me Albin Kurtin, shkruan Insajderi.

Akoma nuk dihet nëse sot do të vazhdojnë bisedimet Kurti-Mustafa për arritjen e marrëveshjes ndërmjet tyre./Insajderi.com