Kur barinjtë në Kosovë zhvillonin betejën për një gomaricë

Kur barinjtë në Kosovë zhvillonin betejën për një gomaricë

Marrëdhënia seksuale e 59-vjeçarit me lopën tronditi njerëzit, por një gjë e tillë sipas etnologut Sabahudin Cena ka qenë gjë e zakonshme në të kaluarën.

Cena duke treguar se si çobanët bënin gara se kush e ka gomaricën më të mirë, apo rastet kur çobanët ia vidhnin gomaricat njëri tjetrit për kënaqësi të veta, ka shpalosur dhe një detaj duke lënë të kuptohet “romanca” e tij me gomaricën.

Cena për Klan Kosovën tregon se kishte pasur dy gomarica por njëra kishte qenë më e bukur, dhe këtë ia kanë marrë në atë kohë çobanët e fshatit. Normalisht jo në aspektin seksual.

“Për vete i kam pasur dy gomarica. Njëra i ka pasur këmbët e larme, ou… krejt çobania e dojshin edhe ma merrnin”, tregon ai për gomaricën, ndërsa thotë se kur kjo ka ndodhur ai ka xhelozuar .

“Kam qarë si fëmijë, më është dhimbsur, e kam kuptuar si xheloz”, shprehet etnologu.

Por, për dallim nga ajo kohë Cena këto raste në ditët e sotme i sheh si absurditet.

“Sot ju e keni kollaj midis Prishtine keni femra sa të doni”, ka thënë ai.