Kur dikush nga pakica udhëheqë shumicën… dhe kulti i liderit

Kur dikush nga pakica udhëheqë shumicën… dhe kulti i liderit

Çdokush që mund të jetë i çuditur se pse një individ mund ta ketë kohën e tij për të udhëhequr shtetin, nuk ka qenë duke përcjellë ngjarjet që kanë ndodhur në mënyrë kronologjike si në vendin tonë ashtu edhe në politikën ndërkombëtare.

Individi zakonisht është një rezultat i parashikueshëm, ose substance që del në pah në mënyrë spontane për të mbrojtur një histori me një jo-rahati kozmike të një entiteti politik.

Pyetja që nuk ka logjikë konsistuese është: Si mundet një shumicë të përkrahë një person nga pakica për t’i përfaqësuar ata? Si mundet një individ nga pakica të hyjë nën lëkurën e shumicës, e të përfaqësoj mendimet e tyre?

Këtu fillon të bëhet diferencimi i mbështetjes së konceptit ideologjik që një individ ose një organizatë që ajo ose ai përfaqëson. Fjalitë që janë të përsëritura, e mendimet që thuhen tërë kohen pa trurin e inkuadruar por vetëm fjali të mësuara përmendësh janë shpërfaqur në Kosovë që nga paslufta. Fjalitë që thuhen nga një person që organin e gojës nuk e kanë të koordinuar me trurin, nuk munden të përfaqësojnë një shumicë e as t’i ofrojnë siguri masës që përfaqësojnë.

Aq ka devijuar perceptimi politik, dhe aq shumë ka rënie të intelektit sa që në qoftë se dikush gjatë gjithë karrierës së tyre politike e praktikës jetësore është mbrojtës i qëllimeve dhe parimeve jetësore, duke provuar me çdo ngulm që ato qëllime të bëhen realitet, shihet në masë si një radikal.

Për arsye të kompromiseve të panumërta në dëm të vendit ku jetojmë, për arsye të tolerancës në shkelje të parimeve shekullore për mirëqenie shtetërore parimi e principi kanë filluar të përjetojnë një rënie të lirë.

Noam Chomsky në një intervistë tha “Unë flas për intelektualët liberal, ata që e paraqesin dhe e perceptojnë veten e tyre si një fuqi sfiduese, si me plot kurajo, që gjithmonë fuqishëm flasin me zë të lartë për të vërtetën dhe drejtësinë. Ata janë mbrojtësit e besimit. Ata i vendosin limitet. Ata na tregojnë se sa larg mund të shkojmë. Por ata thonë ‘Shiko se sa shumë kurajo kam unë.’Por mos guxo të shkosh një milimetër më larg se limiti që kam caktuar unë”.

Ideja e kultit që proklamohet sikur në figurat individuale në Kosovë, ngjason me atë të Jeremy Corbyn në Mbretërinë e Bashkuar. Këtu akuzohen si personazhe që po ndërtohen kulte rreth tij apo saj, e ai ose ajo po kontribon në ndërtimin e këtij kulti.

Akuzohen si persona që dëshirojnë të përvetësojnë kombin shqiptar e të marrin merita për shtet ndërtim e për bashkim. Por për arsye që kombi ynë ekziston para shumë e shumë individëve, është fjali jo logjike, që bie ndesh me funksionimin e periudhës kohore që të bëhen akuza të tilla.

Por është e vërtetë që në Kosovë nuk jemi mësuar që të shohim një politikan teksa trajtohet në këtë mënyrë, që mund të jetë për arsye intelekti, ose për arsye të historisë së korrektësisë politike, por gjithsesi akuza e ndërtimit të kultit është e pa vend.

Po të ishte një kult, rezultatet zgjedhore do të ishin tipike të një kulti por dëshmuan të kundërtën. Po, është e vërtetë që ka mbështetës të flaktë e të zjarrtë që nuk do të dëshironin të dëgjojnë asnjë fjalë kundër atij apo asaj, mirëpo kapja e momentumit rezultoi që fitoj në vende ku më parë nuk do të mendohej të brohoritej emri i tyre. Pra programi i tij u pa që kishte diçka për secilin rrjedhimisht ndodhi edhe rezultati.

Normalisht që jam kundër kultit e kundër lartmadhërisë së një individi, mirëpo argumentimi jo logjik i lejon medias hapësirën që të hapin debatin e kultit dhe të atësisë. Për deri sa vetë individi nuk reflekton këtë lloj politike atëherë nuk ka kuptim akuzimi. Ndoshta mund të jetë edhe nga siguria që ofron, të ndërlidhet me figurën prindërore, por kjo mbetet të shihet.

Autori ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Politike, Filozofi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Richmond, The American International University në Londër.