Kur do të ndodh takimi kokë më kokë i dy politikanëve që urrejnë njëri-tjetrin?

Kur do të ndodh takimi kokë më kokë i dy politikanëve që urrejnë njëri-tjetrin?

Hapi i parë për formimin e qeverisë ndodhi sot: Konstituimi i Kuvendit.

Tash për tash procesi ka mbetur në dorë të Presidentit Hashim Thaçi.

I pari i shtetit, i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, mirëpo, kjo pasi që fillimisht konsultohet me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.

Gazeta Insajderi e ka pyetur Zyrën e Presidentit se kur Hashim Thaçi do të nisë konsultimet me Albin Kurtin, të nominuarin për kryeministër, por të njëjtit nuk ende kanë kthyer përgjigje.

Dy politikanët që urrejnë njëri-tjetrin ende nuk dihet se kur do të takohen saktësisht.

Por një gjë dihet me siguri: Kandidati për kryeministër, në këtë rast, Albin Kurti jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë së re para Kuvendit të Kosovës, dhe kërkon miratim nga ana e Kuvendit.

Nëse kjo nuk ndodh Kushtetua e parasheh hapin e radhës

“Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë”, thuhet në Kushtetutë.

“Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thuhet në nenin 95 të Kushtetutës.

Ndryshe Albin Kurti dhe Isa Mustafa ende nuk janë dakorduar për marrëveshjen e bashkëqeverisjes./Insajderi.com