Kur do të vendos LDK-ja për ofertën e Vetëvendosjes?

Kur do të vendos LDK-ja për ofertën e Vetëvendosjes?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ende nuk e ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për të vendosur lidhur me ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka konfirmuar për Insajderin se kryetari Mustafa ende nuk e ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

“Kryetari e thërret Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, por ende nuk kemi marrë ftesë”, ka thënë Gashi, i cili nuk ka preferuar të deklarohet lidhur me ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje për këtë çështje edhe nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, por ai ka qenë i pa qasshëm në telefon të martën në mbrëmje.

Ndërkaq, nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka publikuar sot propozimin e Vetëvendosjes për arritjen e koalicionit me LDK-në e Isa Mustafës.

Bislimi ka shkruar në Facebook se në takimin e fundit me ekipin e LDK-së iu është thënë se propozimi i tyre do të dërgohet në Këshill të Përgjithshëm, e për këtë arsye thotë se është e pakuptimtë se në partinë e Isa Mustafës po deklarojnë se ende janë duke pritur për propozime të reja.

VV publikon ofertën që ia bëri LDK-së – propozohen 14 ministri