Kur Ferid Agani thoshte se jep llogari vetëm para Zotit

Kur Ferid Agani thoshte se jep llogari vetëm para Zotit

3 vjet më parë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani besonte se do t’i shpëtonte drejtësisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin ‘Stenta’. Ai thoshte se për akuzat ndaj tij do të jepte llogari vetëm para Zotit.

Megjithatë, Agani pas shumë llogarive të dhëna para gjykatësit, sot u dënua me 2 vjet e 6 muaj burgim, shkruan Insajderi.

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur fajtor ish-ministrin e Shëndetësisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si ‘Stenta’.

Ish-ministri Agani akuzohet se ka vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Lidhur me akuzat për të cilat u dënua sot, Agani thoshte se do të jepte llogari vetëm para Zotit.

Agani thoshte bindshëm se akuzat ndaj tij ishin të paqëndrueshme dhe se nuk e do të jepte dorëheqje.

“Jap llogari vetëm para Zotit”, kishte thënë Agani para 3 vjetësh kur ishte pyetur për akuzat ndaj tij në një tubim për lumturinë.

Insajderi kishte insistuar që ta pyes Aganin nëse do të jap përgjegjësi para Gjykatës për aktakuzën ndaj tij por ai ka vazhduar ta ripërsërisë të njëjtën gjë, teksa gazetarit i është kërkuar që të mos vazhdojë më me pyetje dhe të mos xhiroj, në të kundërtën do të largohej nga salla. /Insajderi.com