Kur Haradinaj thoshte se nuk e ka vëlla Erdoganin

Kur Haradinaj thoshte se nuk e ka vëlla Erdoganin

Kërcënime për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajt, ftesë për protestë kundër tij në Kosovë, kishte qenë vetëm njëra prej fjalimit të presidentit të Turqisë mbajtur sot në Turqi pas deportimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova.

Erdogan fillimisht është shprehur i brengosur lidhur me kërkesën e Haradinajt për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj dhe të drejtorit të AKI-së Driton Gashit.

Haradinaj ende nuk i ka dhënë përgjigje kësaj deklarate të Erdoganit, por kohë më parë në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ishte pyetur për presidentin turk.

Kur kishte komentuar grusht-shtetin e dështuar në Turqi, kishte thënë se Kosova e konsideron Turqinë vend aleat, porse ai Erdoganin nuk e ka vëlla.

“Ne është mirë me u marrë me telashe tona, nuk kemi nevojë me dhanë mendime për atje. E konsiderojmë aleat në planin global”.

“Jo nuk e kam vëlla. Unë jam shqiptar, mund ta kem mik dhe partner, por vëlla jo”, kishte thënë Haradinaj./Insajderi.com