“Zemrat dhe mendjet e shqiptarëve sonte janë në Lyon të Francës”, thoshte para 7 muajsh Haradinaj, teksa po shihte ndeshjen Francë-Shqipëri, në Lyon të Francës. Ndërkaq, muaj pas, mendjet e shqiptarëve janë drejt Francës përsëri, por duke menduar për arrestimin e tij, shkruan gazeta Metro.
Kreu i AAK’së ishte para 7 muajsh në Francë për të parë ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës, por nuk ishte arrestuar. Ndërkaq, sot pas 7 muajsh, Haradinaj u ndal nga autoritetet franceze.
Madje, Haradinaj kishte postuar fotografi nga stadiumi i Lyonit, duke shprehur përkrahjen ndaj Kombëtares shqiptare.
Ndërkohë, sot Haradinaj është ndalur nga policia e Francës, në bazë të një fletëarresti të Serbisë, që daton nga 2004’ta.
Për arrestimin e Haradinajt është reaguar zëshëm në Kosovë. Presidenti Thaçi e qeveria e Mustafës kanë reaguar, njëlloj siç kanë bërë edhe opozita dhe analistë kosovarë.
Ndryshe, Gazeta Metro ka raportuar që kreu i AAK’së do të lirohet së shpejti, pasi edhe vetë qeveria franceze e ka konsideruar si jokredibil fletëarrestin e Serbisë.