
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë nuk kanë qenë gjithmonë në frymën miqësore dhe shtetit mikë të Kosovës. Një ngjarjen që kishte ndodhur në vitin 2008, në kohen kur kryeministër i Kosovës kishte qenë Hashim Thaçi, i kishte ftohur marrëdhëniet, shkruan Insajderi.
Gjermania kishte pasur angazhim ushtarak dhe civil në Kosovë si dhe kishte qenë ndër shtetet e para që e kishin njohur pavarësinë e Kosovës, por marrëdhëniet ishin ftohur në vitin 2008, kur Kosova kishte arrestua tre agjentë të BDN-së, gjatë kohës sa Hashim Thaçi kishte qenë kryeministër i vendit.
Në muajin tetor të vitit 2008 ishte sulmuar me bombë selia e BE-së në Prishtinë, ku tre gjermanët ishin arrestuar si të dyshuar në këtë rast, ku më pas ishin liruar pas dy jave për shkak të mungesave të provave.
Siç raportonte agjencia e lajmeve DPA se tre të arrestuarit ishin agjentë të mbuluar dhe që po hetonin rastin e sulmit të 14 nëntorit ndaj Zyrës së ICO-s. Policia e Kosovës kishte deklaruar se nuk ka të dhëna se tre të arrestuarit janë pjesë e shërbimit sekret gjerman, BND.
Në atë kohë raportohej se pavarësisht si do të përfundonte kjo aferë miqësia mes dy vendeve ishte vënë në një provë të madhe. Thaçi gjatë ditës së sotme ka lënë prapa këtë histori teksa u takua në Gjermani me kancelarën Angela Merkel.
Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe shkëmbimin tregtare.
“Ishte një takim i shkëlqyer, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Kosovës. Kishte mbështetje të fuqishme për progresin e Kosovës dhe përpjekjet e institucioneve të vendit për realizimin e kritereve të nevojshme për liberalizimin e vizave”.
“Gjithashtu diskutuam edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Kishte konstatim se raportet tona kanë qenë, janë dhe do mbesin të shkëlqyera në të gjitha sferat. Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e jashtëzakonshme. Shoh një fokusim të fuqishëm të Merkel në proceset e Kosovës dhe të rajonit për të ardhmen europiane”, ka deklaruar Thaçi gjatë konferencës së përbashkët me Merkel.
Gjermania konsiderohet nga njëra ndër shtetet më mike që ka Kosova. Ajo kishte kontribuar me angazhim ushtarak në Kosovë, kishte njohur pavarësinë e vendit tonë ndër vendet e para në botë si dhe kishte ndihmuar Kosovën në të tjera forma./Insajderi.com