“Kur në emër të drejtësisë bëhen padrejtësi, drejtësia e humbë kuptimin” – Unioni i Bizneseve përkrahë Haradinajn

“Kur në emër të drejtësisë bëhen padrejtësi, drejtësia e humbë kuptimin” – Unioni i Bizneseve përkrahë Haradinajn

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka përkrahur kryeministrin tashmë të dorëhequr, Ramush Haradinaj.

Ky union ka shkruar në Facebook se Haradinaj kishte gatishmëri të madhe për t’u takuar me ta si dhe për t’i tejkaluar barrierat e investitorëve nga Diaspora.

“Pjesëmarrja aktive në forumet ekonomike të organizuara nga bizneset e Diasporës por edhe gadishmëria permanente për krijimin e nje klime sa më të përshtatshme për investitorët nga Diaspora ishin frymëzim për afaristët tanë edhe për investime vetanake por edhe për investime të përbashkëta e deri tek iniciativa për krijimin e parkut industrial të bizneseve nga Diaspora”, thuhet në shkrimin e tyre.

Ata kanë shprehur falenderimin e tyres për konsideratën dhe bashkëpunimin e Haradinajt në dobi të vendit dhe proceseve për ndërtimin e institucioneve dhe fuqizimin e Kosovës.

“Njëkohësisht ne si shoqatë e bizneseve nga Gjermania,shprehim edhe indinjatën dhe revoltën tonë të thellë ndaj kësaj padrejtësie në emër të drejtësisë që po bëhet nga gjykata speciale kunder kryeministrit Haradinaj”, thuhet më tej.

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane  është shprehur se kur në emër të drejtësisë bëhen padrejtësi, edhe drejtësia e humbë kuptimin.

“Kryesia e Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane do jetë mbështetës i kryeministrit Haradinaj në përballjen e ti me drejtësinë në një proces jo të drejtë me bindjen e plotë në pafajësinë e tij”, thuhet në përfundimin e këtij statusi./Insajderi/