“Kur të duam e rrëzojmë Qeverinë” – Kërcënimi i Mustafës për Haradinajn

“Kur të duam e rrëzojmë Qeverinë” – Kërcënimi i Mustafës për Haradinajn

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë një kërcënim për Qeverinë e Ramush Haradinajt duke e treguar se me numrat që i ka kjo Qeveri mund të rrëzohet kur të dojë opozita.

“Kur dojmë mund ta rrëzojmë Qeverinë. Për me rrëzu këtë Qeveri të tillë është tepër e lehtë. Fati i tyre është në dorë të opozitës, sepse është një Qeveri e paqëndrueshme mbi bazën e votave, Është në margjinën e votave”, ka thënë Mustafa në Rubikon.

Sipas tij, Qeveria Haradinaj është një Qeveri e cila gjatë tërë kohës nuk do të mund të ratifikojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

“Është një Qeveri që është zotuar për vendime të mëdha dhe vendimet e mëdha kërkojnë edhe votën e opozitës”, ka thënë Mustafa.

Madje ai ka thënë se Haradinaj mund të mos i përfundojë as 100 ditësishin, nëse opozita do./Insajderi.com