“Kur ushtria kthehet në Kosovë”, provokojnë priftërinjtë ortodoksë – reagime nga Kosova.

“Kur ushtria kthehet në Kosovë”, provokojnë priftërinjtë ortodoksë – reagime nga Kosova.

“Kur ushtria kthehet në Kosovë”, kanë kënduar priftërinjtë ortodoksë, të dielën gjatë ceremonisë së shugurimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Pas kësaj kanë ardhur reagime nga Kosova, raporton Insajderi.com.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ish-kryenegociatorja për dialogun, Edita Tahiri, ishin të parët që reaguan përmes Twitter.

“Forcat më të errëta të fashizmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po kthehen në Malin e Zi! Kënga për kthimin e ushtrisë serbe u bë nga Rusia dhe u interpretua nga përfaqësuesit e tyre në vend”, ka shkruar Hoxhaj.

 

 

“Nuk ka fund ndërhyrja e Serbisë në vendet fqinje. Akti i sotshëm i agresionit në Mal të Zi përmes Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje, në kryeqytetin e Kishës Ortodokse Malazeze, synon destabilizimin. Aleksandar Vuçiq po merr merr pjesë në agjendën hegjemoniste të Millosheviqit”, ka thënë Tahiri.

 

Në mes të protestave masive në Citinje të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Pikërisht, patriaku i Kishës Ortodokse Serbe, ka shkruar në Instagram duke shprehur lutje për paqen e të gjithëve

Gjatë këtij vikendi. protestuesit kanë kundërshtuar mbajtjen e kësaj ceremonie në qytetin e Cetinjës.

Ata dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje.

Pastaj, Porfirije dhe Joanikije u transportuan me helikopter deri në Manastirin e Cetinjës.

Edhe udhëheqësit shtetërorë të Malit të Zi morën pjesë në ceremoni.

Dita e djeshme dhe e sotme u shoqëruan me dhunë ndërmjet protestuesve dhe policisë. /Insajderi.com