Autor: Arton Rama

Kur Vetëvendosje pranonte fonde dhe e respektonte si eksperte “mbesën e UDB-ashit”, Besa Shahinin

Krerët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, po e linçojnë ministren e tanishme të Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, duke e quajtur “mbesë e UDB-ashit”. Ani pse partia e Kurtit, vite më parë, e respektonte Shahinin, si eksperte, duke e ftuar në tryezat e organizuara nga VV. Madje, Lëvizja Vetëvendosje, kishte pranuar fonde nga “mbesa e UDB-ashit”, Besa Shahini. Insajderi, ka gjetur, se gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2014, Vetëvendosje, kishte pranuar fond prej 500 eurosh nga ministrja e tanishme e Arsimit, Besa Shahini.

Kur Vetëvendosje pranonte fonde dhe e respektonte si eksperte “mbesën e UDB-ashit”, Besa Shahinin

Për zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Shahini, nuk është dashur të emerohet ministre e Arsimit të Shqipërisë, me arsyetimin se ajo është “mbesë e një UDB-shi”.

Në një reagim publik ndaj vendimeve të presidentit shqiptar Ilir Meta, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ka përgëzuar atë, për mosdekretimin e Gent Cakajt, në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, duke thënë se këtë gjë nuk është dashur ta bëjë as ndaj Besa Shahinit, ministres së tanishme të Arsimit në Republikën e Shqipërisë.

Deputeti Selimi, thotë se Besa Shahini, është mbesa e një UDB-shi – konkretisht Ibush Kllokoqit.

Por, për Lëvizjen Vetëvendosje, kohë më parë nuk i kishte penguar fare, që Shahini është mbesa e Ibush Kllokoqit – që tani po i referohen si UDB-sh.

Merrnin fonde dhe e ftonin si eksperte e arsimit, në shumë tryeza të organizuara nga paria e Albin Kurtit.

Në një kërkim të Insajderit, vërtetohet se kohë më parë Lëvizja Vetëvendosje, e kishte ftuar Besa Shahinin, të flas në shumë tryeza diskutimi me ekspertë të fushave. VV e ftonte atë si eksperte e arsimit.

Njëra nga ftesa që VV ia kishte bërë Shahinit, për të folur në tryeza diskutimi – kishte qenë ajo e     të vitit

Në atë tryezë, të pranishëm përvec Shahinit, kishin qenë edhe deputetët: Sami Kurteshi, Mytaher Haskuka. (tani, kryetar i Prizrenit) dhe ekspertja tjetër, Besa Luzha.

Aty ishte folur për moslejimin e futjes së librave shqip, nga Kosova në Luginën e Preshevës.

Gjatë atij diskutimi, ministrja e Arsimit të Shqipërisë, që në atë kohë kishte folur si eksperte e fushës, kishte thënë se nëse analizohen tekstet shkollore në gjuhën serbe kupton që paralelizmi i tyre flet për një realitet të paqenë ku Republikës së Kosovës i referohen si

“Kosovë e Metohi”, kurse luftës së fundit në Kosovë si evazion i NATO-s. “Ndërkaq, në Universitetin e Prishtinës prej 15 vitesh nuk ka ardhur asnjë aplikacion nga studentët serbë”, pati thënë Shahini, të cilën tani zyrtarët e VV-së, e quajnë “mbesë e UDB-ashit”.

Kjo nuk kishte qenë hera e parë, që Besa Shahini ishte e ftuar të flasë si eksperte, në tryezat e diskututimeve të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

FOTO: Lajm i shkruar në web-in e Lëvizjes Vetëvendosje, ku Besa Shahinit i referohen si eksperte

Përtej kësaj, “mbesa e UDB-ashit”, kishte ndihmuar financiarisht partinë e Albin Kurtit.

Në një gjetje të Insajderit, vërtetohet, që Besa Shahini, gjatë korrikut të vitit 2014, kishte dhënë donacion prej 500 eurosh për Lëvizjen Vetëvendosje. Donacioni ishte dhënë për mbulimin e fushatës së zgjedhjeve të vitit 2014.

FOTO: Listat e donatorëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e publikuar gjatë vitit 2014.

Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur edhe kundër ish anëtarit të saj, Gent Cakajt. Cakaj nuk ka marrë dekretimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të qenë ministër i Punëve të Jashtme. Ky vendim i Metës, i ka gëzuar zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përkundër që Cakaj, kishte qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, kjo parti e ka akuzuar atë për shumë gjëra. Mbi të gjitha për servilizëm ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit Hashim Thaci dhe gazetarit Baton Haxhiu.

Kjo ka shtyrë edhe reagimin e ish sekretarit të VV-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj në reagimin e tij në Facebook, ka thënë se për Albin Kurtin, Meta u bë i mirë edhe pse më herët e kishte akuzuar për vrasje të 4 protestuesve.

Ka thënë se për Kurtin edhe Gent Cakaj është shndërruar i keq edhe pse, sipas tij Kurti e kishte lutur të qëndronte në parti.

“Ilir Meta qenka i mirë. Edhe pse Albin Kurti e VV, e kanë akuzuar për vrasjen e protestuesve të 21 janarit. lir Meta qenka i mirë. Edhe pse Albin Kurti e VV e patën akuzuar për krim e korrupsion në Shqipëri”.

“Kurse Gent Cakaj qenka i keq. Edhe pse Albin Kurti e pat lutur që të kthehet në VV, në një takim në vitin 2014”, ka shkruar ai.

Më tej duke replikuar, akuzave të VV-së ndaj Cakajt, Molliqaj ka pyetur se përse Kurti e ftoi që të kthehet në VV, nëse Cakaj kishte qenë i porositur.

“Gent Cakaj është anëtarësuar në VV në qershor të vitit 2006 dhe është larguar në mars të vitit 2008. Ai ishte larguar sepse nuk ishte dakord me qëndrimet e VV për Planin e Ahtisaarit. Sot VV po e mbron me fanatizëm Planin e Ahtisaarit, kurse po shpif e gënjen në mënyrën më të ulët për Gent Cakajn”.

“Pse e ftoi Albini që të kthehet në VV, nëse ky paska qenë spiun, e i porositur?!”

“Apo fjala është thjeshtë për hipokrizinë e vazhdueshme të stilit ‘kush është me mua është i mirë’ (madje edhe nëse ai është Ilir Meta apo Isa Mustafa), e “kush nuk është me mua është i keq” (edhe nëse ai është Edi Rama – të cilin më herët e kishte ngritur në qiell)”, ka përfunduar Molliqaj./ Arton Rama –Insajderi.com