Kur Xhelal Sveçla largonte rrethojat e institucioneve publike dhe nuk i prekte ato të Qeverisë

Kur Xhelal Sveçla largonte rrethojat e institucioneve publike dhe nuk i prekte ato të Qeverisë

Me urdhër të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveveçla janë hequr një pjesë e rrethojave në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës që gjendet në qendër të Prishtinës.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), nuk e ka marrë parasyshë paralajmërimin e policisë për heqjen e rrethojave tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

Lajmi.net ka siguruar letrën e drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, në të cilën bëhet e ditur se Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar që pjesa ku janë hequr rrethojat të shndërrohet në një shteg për këmbësorë.

Policia në përgjigjen e saj ka rekomanduar që një gjë e tillë të mos bëhet për shkaqe sigurie. Në përgjigjen e policisë thuhet se në hapësirën ku planifikohet të hapet ky shteg për këmbësorë, janë të pozicionuara tri objektet kryesore shtetërore, Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi.

Qalai ka dërguar rekomandimet e Policisë sekretarit të Ministrisë së Brendshme, Arton Berisha, të cilit i tregon se njësitet relevante të Policisë e kanë analizuar terrenin. Mirëpo, pavarësisht kësaj, MPB ka vendosur që të të hiqen rrethojat nga kjo hapësirë.

Lajmi.net ka gjetur se në gusht të vitit 2014, Bordi i Drejtorëve në Komunën e Prishtinës mori vendim që të largohen të gjitha rrethojat nga objektet publike, përveç në objektet e rëndësisë së veçantë.

Aksionit për heqjen e rrethojave i printe, drejtori i atëhershëm Inspekcionit të Prishtinës, Xhelal Sveçla. Po ashtu, ai ishte edhe pjese e bordit të drejtorëve që e kishin marrë këtë vendim.

Kësisoj nisi largimi i heqjes së shumë rrethojave në institucionet publike, por në këtë aksione që po e zhvillonte Sveçla çdo herë theksohej se nga objektet e rëndësisë së veçantë nuk do të hiqen rrethojat. Objekt i rëndësisë së veçantë u konsideruar Qeveria dhe Kuvendi, por edhe disa objekte të tjera.

Por, tash kur është rrezuar qeveria, Sveçla po konsideron se ky objekt nuk është i rëndësisë së veçantë.

Më poshtë mund të shihni disa nga aksionet e organizuara nga Komuna e Prishtinës për heqjen e rrethojave në kryeqytet, të cilave u printe Xhelal Sveçla.