Sami Kurteshi, ish-avokati i Popullit, tash anëtari i Vetëvendosjes e ka fyer kryeministrin e vendit Isa Mustafa.
“Mirë është që Kryeministri të aktivizojë hundën e tij prej qeni vrasës të ushtruar nga udb-ja, për të hetuar armët e shpifura, sepse vrasjen e Astritit do ta hetojnë dhe zbulojnë ekspertët e pavarur ndërkombëtarë! Kjo nuk do t’u lejohet hienave vrastare të kësaj qeverie fashiste”, ka shkruar Kurteshi, në shkrimin e Insajderit, kur ata kanë raportuar për statusin e Mustafës, ku ka folur për financat e partive politike.
[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/comment_embed.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOInsajderi%2Fposts%2F2175461709346314%3Fcomment_id%3D2175497592676059&include_parent=false”/]
Mustafa më herët ka thënë se e mirëpret kërkesën për të qenë transparente financat e partive politike.
Tutje ai tha se “edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme”…
“Një kërkesë shumë e qëlluar që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente. Por edhe të auditohen”.
“Si kryetar i LDK-së kam kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të LDK-së të kërkojnë zyrtarisht nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike dhe të qasshme për çdo qytetar. Do të aktivizojmë edhe Web-faqen e LDK-së dhe do të prezantojmë çdo cent të shpenzuar për partinë”.
Gjatë ditës Insajderi ka botuar edhe një analizë rreth tenderit që AKI i ka dhënë djemve të kryeministrit.
[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOInsajderi%2Fposts%2F2175153752710443&width=500″/]
Gjithashtu lexoni edhe analizën për pasurimin e djemve të kryeministrit.
[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOInsajderi%2Fposts%2F2175301522695666&width=500″/]