Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka bërë të ditur se ky subjekt politik do t’i ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore pas vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e listës së kandidatëve për deputet të kësaj partie, njofton Insajderi.
Kurteshi u shpreh i bindur se Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme do të ndryshojnë këtë vendim të KQZ-së.
Sipas tij, kryetarja e komisionit Valdete Daka po anon kah Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike e Kosovës.
“Ne nuk mendojmë, por jemi të bindur që LVV-ja do të garojë më 14 shkurt, si subjekt që do t’i fitojë zgjedhjet. Besoj se PZAP dhe Gjykata Supreme do të vendosin në favorin tonë sa i përket mos certifikimit të listës.
KQZ-ja në krye me Valdete Dakën ka treguar anshmërinë dhe përkushtimit që të jenë në dispozicion të PDK-së dhe LDK-së”, ka thënë Kurteshi para mediave./Insajderi.com