Kurteshi: KQZ është shndrruar në makinë votimi

Kurteshi: KQZ është shndrruar në makinë votimi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka deklaruar në mbledhjen e së martës që ky institucion “është shndërruar në makinë të votimit”.

Ai madje iu drejtua kryetares së këtij institucioni, Valdete Dakes, duke i treguar “se pse është e urryer”, raporton Insajderi.

“Nëse ke pranuar edhe vetë që je njeriu më i urryer, ne të tregojmë edhe arsyet se pse. Ky është problemi i KQZ-së se e ka pasur një sistem tjetër, se KQZ u shndërrua në makinë votimi, se ka qenë një njeri që e ka pasur monopolin e institucionit dhe të tjerët kanë qenë makinë votimi”, ka thënë ai.

Ai shtoi se nuk do të votohet më asgjë që është në kundërshtim me ligjin.

“Në këtë institucion nuk do të votohet më asgjë që është në kundërshtim me ligjin dhe të mos bëhet publike. Ne kemi kërkuar që gjithçka të bëhet publike. Qe një javë nuk tregojnë se cilët votues janë refuzuar. Nuk e publikojnë. Nuk e di kryeshefi të tregojë kur është publikuar lista”, ka thënë ai. /Insajderi.com