Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së: Edhe kryezoti le të vijë, këtu do të vendosim ne

Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së: Edhe kryezoti le të vijë, këtu do të vendosim ne

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionit Qendror Zgjedhor, Sami Kurteshi gjatë përplasjes me kreun e ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në mbledhjen e sotme ka thënë së “edhe kryezoti le të vijë këtu, do të vendosim ne”, shkruan Insajderi.

Ai këtë deklaratë e ka bërë pas lëshimit të mbledhjes së KQZ-së.

“Krimi i organizuar ka humbë më 14 shkurt, këtu po dojnë me e mbajtë. Hajt bre allahile, mos më lodhni, edhe kryezoti le të vijë këtu na do të vendosim”, ka deklaruar Kurteshi në videon e publikuar nga ‘KK’.

Kurteshi kësaj radhe ka diskutuar me kreun e ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cila ka marrë postin pas shkarkimit të Valdete Dakës nga kjo pozitë nga presidentja, Vjosa Osmani./Insajderi.com