Kurteshi për KQZ-në: Ka qasje korruptive dhe kriminale ndaj votës

Kurteshi për KQZ-në: Ka qasje korruptive dhe kriminale ndaj votës

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, thotë se KQZ ka qasje kriminale ndaj votës së qytetarit, transmeton Insajderi.

Këto akuza Kurteshi i dha në emisionin ‘Rubikon’ të Klan Kosovës, ku shtoi se dyshimet për manipulim me vota duhet të shihen me seriozitet.

”Këto janë krejt shqetësime që i paraqesin njerëzit, por duhet me i marrë seriozisht. Këtu kemi një problem themelor, atë të besimit. Po shohim njerëz që po flasin se kanë humbur totalisht besimin në këtë sistem, të cilin vet e kanë sjellë partitë në të cilën bëjnë pjesë këta”, ka thënë ai.

”Në Vetëvendosje janë tri ankesa, njëra prej tyre kanë bërë përpjekje me u tërheq, nuk e kanë tërheqë. Dyshojnë se janë bërë votat. Ka disa shpjegime. Qëllimi që ka pasur KQZ me shumicë votash, nga PDK, LDK, AAK, Nisma dhe partitë e minoriteteve, me ndryshuar listën që e ka dorëzuar Lëvizja Vetëvendosje. KQZ ka qasje korruptive dhe kriminale ndaj votës”, shtoi Kurteshi.

”Pra KQZ ka shkuar deri në atë shkallë sa në të vërtetë ka marrë vendime të tilla ku thuhet se çështja e fituesit dhe humbësit zgjidhet në tavolinë. Jo, çështja zgjidhet në kutinë e votimit”.

Ai shtoi se është kundër rinumërimit të votive, meqë thotë se është kërkesë krejtësisht politike.

”Kërkesa për rinumërim të plotë është krejtësisht politike. Është politike sepse duan ta pengojnë krijimin e një qeverie që ka marrë mbi 50% të votave të votuesve të Kosovës. Nuk është as ligjore”, ka thënë Kurteshi. /Insajderi.com