
Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, ka anuluar vendimin e datës 24 dhjetor 2020 të marrë nga Qeveria Hoti, lidhur me kandidatët për kryesues të Bordit të Rregullatorit të Energjisë.
Të gjithë ministrat e pranishëm ishin pro që të anulohet ky vendim i qeverisë së kaluar.
Kryeministri Albin Kurti pohoi se arsyeja e anulimit të këtij vendimi është tre nga kandidatët më të suksesshëm nuk përkojnë më të dhënat e ambasadës së Britanisë.
“Lista e tre kandidatëve për kryesues të bordit të Rregullatorit të Energjisë të vlerësuar si të suksesshëm nuk përkon me të dhënat nga ambasada britanike, deklaroi Kurti. /Insajderi.com