Kurti: Askush nga forcat serbe nuk u dënua për dhunimin e grave dhe burrave gjatë luftës së fundit

Kurti: Askush nga forcat serbe nuk u dënua për dhunimin e grave dhe burrave gjatë luftës së fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “askush nga forcat serbe nuk është dënuar për dhunimin e grave dhe burrave gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

Për këtë, Kurti ka shkruar në Twitter se duhet drejtësi për këto viktima, raporton Insajderi.

“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt ne e rikujtojmë se deri tani askush nuk është dënuar për dhunimin e mijëra grave dhe burrave në Kosovë nga forcat e Serbisë në gjatë viteve 1998-1999. Drejtësia është e nevojshme për të lehtësuar vuajtjet dhe stigmën e heshtur të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”.

Kurti bashkë me deputeten Vasfije Krasniqi, vizituan Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

Vasfije Krasniqi ishte një nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Insajderi.com