Kurti: Askush nuk u gjykua për krimin ndaj familjes Jashari

Kurti: Askush nuk u gjykua për krimin ndaj familjes Jashari

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se askush në Serbi nuk është gjykuar për krimin ndaj familjes Jashari.

Këtë fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit e tha gjatë homazheve te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Për këtë sulm shtetëror të Serbisë ndaj familjes legjendare Jashari askush nuk është gjykuar dhe nuk ka pasë asnjë gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë që dikush të dënohet. Drejtësia është vonuar dhe as s’ka filluar, prandaj ne duhet të angazhohemi që kjo të ndryshojë për hir të Republikës së Kosovës, për hir të pasardhësve të Jasharëve dhe për hir të kombit tonë”, tha Kurti.

Kurti shprehi nderimet e tij për familjen Jashari.

“Me nderim të përjetshëm përulemi para jetës, veprës dhe rënies së Jasharëve, kryekomandantit Adem Jashari që e deshën pakrahasimisht më shumë vendin tonë sesa veten e tyre. Dashuria, kujdesi dhe përgjegjësia institucionale janë mënyra më e sigurt që edhe ne ta duam vendin tonë”. /Insajdeeri.com