fbpx

Kurti: Astritin e vranë, iu gjet një shishe e plastikës në gojë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se vdekja e Astrit Deharit ka tronditur Lëvizjen Vetëvendosje. Kurti ka thënë se Dehari ka pësuar vjekje të dhunshme jo nga vetëvetja në qelinë e tij në Prizren.

Kurti: Astritin e vranë, iu gjet një shishe e plastikës në gojë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se vdekja e Astrit Deharit ka tronditur Lëvizjen Vetëvendosje. Kurti ka thënë se Dehari ka pësuar vjekje të dhunshme jo nga vetëvetja në qelinë e tij në Prizren.

“Ishte shumë e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë ne aktivistët dhe për familjen se pas dy vitesh që e humbën Arbonrit e humbën edhe djalin tjetër, Astirit. Ne nuk kemi aktivistë tjetër si Astriti. Ai ishte i kompletuar”, ka thënë Kurti në emisionin Interaktiv.

“Jemi të gjithë në një gjendje shoku. Jemi bashkë familjen. Ka solidaritet të madh të të gjithë shqiptarëve kudo janë, por edhe të ndërkombëtarëve sepse ka ndodhur diçka që nuk ndodh as në regjimet më totalitare kur një i ri vdes në qelinë e tij”, ka thënë më tej Kurti.

Kurti ka kujtuar se njëherë thuhej se bëhet fjalë për vetëvrasje.

“Informatat e fundit që i kemi janë se ai ka përjetuar një vrasje të dhunshme në qelinë e tij, e nuk bëhet fjalë për vetëvrasje. Pas obduksionit, mjekët shkencëtarë, të cilët gjatë tërë kohës e kanë vëzhguar, kanë dhënë konkluzion të përbashkët se shkaktar i vdekjes nuk ka qenë kurrfarë medikamenti, i cili do të mund të thoshte se gjendja e tij psiko-fizike ishte jonormale. Vdekja erdhi nga ngufatja me një mjet të fortë, dhe ky mjet i fortë ishte një shishe e plastikës që është gjetur në fytin e Astritit. Ishte aso shishe e foshnjave, e fortë”, ka thënë Kurti.

“Mjekët kanë thënë se nuk kanë hasur kurrë një rast të tillë të vetëvrasjes. Përveç kësaj, Astriti ka gërvishtje në qafë, në dorë, hemtoma, dhe bri të thyer dhe një plagë në kokë, në ballë. Janë gjetur disa gjësende me gjak. Është gjetur një fije e hollë litari me gjak, brisqe të rrojës të ndara nga makina…”, ka thënë Kurti.

Sipas tij nuk ka logjikë që gjatë gjithë tollovisë që ishte në qelinë e Deharit, të mos dëgjohej asnjë zhurmë. Kurti ka thënë se edhe deklarata e komandantit të Policisë Nexhmi Krasniqi se Dehari është dërguar në spital në gjendje kome pasi kishte marrë medikamente, është skandaloze.