Kurti bashkë me sekretaren organizative të VV-së vizitojnë bashkëshorten e Selimit

Kurti bashkë me sekretaren organizative të VV-së vizitojnë bashkëshorten e Selimit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në natën e dytë të Vitit të Ri e ka vizituar bashkëshorten e Rexhep Selimit.

Ai bashkë me sekretaren organizative të VV-së, Vlora Haxhimehmeti, uruan që të lirohet sa më shpejt Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale.

Kurti po ashtu përmendi “qeverisjen e re” pas zgjedhjeve që ai beson që do t’i fitojë.

“Me Vlorën, te Shqipja. Në natën e dytë të Vitit të Ri, urojmë të lirohet Rexha nga burgu. Dhe, i gëzohemi ditëve të mira nga qeverisja e drejtë pas zgjedhjeve të reja”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Insajderi.com