Kurti befasohet me mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së: Shohim nëse kjo mbledhje është thirrur për t’i betonuar qëndrimet

Kurti befasohet me mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së: Shohim nëse kjo mbledhje është thirrur për t’i betonuar qëndrimet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehu skeptik për arritjen e marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai këto komente i bëri pas dëshmisë lidhur me kallëzimin penal ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për rastin “Organizata Syri i Popullit”.

Kurti, tha se ka besuar që duhet të ketë takim këtë javë, mirëpo u shpreh se nuk donë të ndërhyn të LDK-ja e cila ka thirrur sot një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm. Sipas Kurtit, partia e tij do ta mbajë takimin e Këshillit të Përgjithshëm pas marrëveshjes, e jo para marrëveshjes siç kanë bërë në LDK.

“Pra VV-ja mbledh një Këshill pasi të kemi marrëveshjen për koalicionin qeverisës me LDK-në. Mirëpo do shihet sot pas dite nëse këshilli i LDK-së është thirrur për t’i betonuar qëndrimet me kërkesat e njohura tashmë apo është thirrur  për ta mundësuar marrëveshje me neve”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se beson që duhet të ketë takime mirëpo sipas tij, nuk do të ketë takime përderisa thirren organet më të larta të subjektit.

“Unë besoj shpresoj uroj që ashtu qysh  ka vendosur populli me 6 tetor të kemi një qeveri të re nga opozita e deridjeshme në mënyrë që ta ç’kapim shtetin nga këta mujsharët shpërdorues të cilët janë shkaku kryesor i korrupsionit të lartë në Kosovën e pavarur”, ka thënë Kurti.

Krejt në fund, ai ka thënë se është i gatshëm për ndryshim pasi që, populli e donë atë ndryshim dhe ka votuar për të.

“Populli e do këtë ndryshim, unë jam i gatshëm për këtë ndryshim, kam garuar për kryeministër të ri, kam fituar në zgjedhje, VV-ja është fituese besoj që sa më parë që merremi vesh, aq më mirë do të jetë dhe në 26 tetor  të shkojmë të përgatitur për marrëveshjen e cila përveç harmonizimit programor të dakorduar do ta ketë edhe atë për ndarjen e përgjegjësive”, përfundoi Albin Kurti./ Insajderi.com