Kurti bisedon me ish-kryeministrin britanik

Kurti bisedon me ish-kryeministrin britanik

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka biseduar virtualisht me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Gordon Brown.

Ekonomia, zhvillimi, vendet e punës, mjedisi e lufta kundër pandemisë COVID-19 – ishin temat e diskutimit.

Kështu ka shkruar në Twitter, fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, përcjell Insajderi.

“Qeveria jonë përballet me sfidat kryesore të Kosovës”, tha Kurti, teksa tregoi se ka marrë urim nga Brown për triumfin e realizuar javë më parë

Gordon Brown, ka qenë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 2007-2010.

Pozitën e kishte arritur përmes partisë laburiste e cila tash drejtohet nga Jeremy Corbyn.

Lëvizja Vetëvendosje ka përafrime ideologjike me laburistët, të cilët tash e një kohë janë në opozitë – dhe qeverinë e drejtojnë konservatorët në krye me Boris Johnson. /Insjaderi.com