
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjrd Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, që kryesohet nga Hajrije Morina, njofton Insajderi.
Në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit thuhet se Kurti theksoi rolin e rëndësishëm që ka bordi, i cili ka rolin e mekanizmit përmes së cilit Qeveria si aksionare sigurohet për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve, të cilat “në kushte normale do të duhej të siguronin dividentë për buxhetin e shtetit, por në fakt shpesh janë të varura nga subvencionet e janë barrë e taksapaguesve”.
“U bisedua për sfidat me të cilat përballet ndërmarrja hidroekonomike, si rezultat i keqmenaxhimit dhe kontratave të dëmshme, trashëguar nga bordet e kaluara, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Njësinë për monitorimin e ndërmarrjeve publike”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com