Kurti dënon sulmin terrorist në Vjenë

Kurti dënon sulmin terrorist në Vjenë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar aktin terrorist i cili ndodhi të hënën në Vjenë.

Një grup terroristësh kishin dalë në qendër të kryeqytetit austriak për të sulmuar njerëz, njofton Insajderi.

Sipas, Kurtit “Sulme të tilla rendojnë mbi familjet e viktimave dhe popujve të tyre, por fuqizojnë bindjen dhe idealin njerëzor anekënd globit për t’i dënuar ato dhe për të rezistuar ndaj çdo përpjekje për të mbjellë frikë në jetët tona”.

Ai po përmes Facebook-ut po ashtu tha se “Të bashkuar e në solidaritet qëndrojmë pranë më të dashurve të viktimave dhe të të lënduarve, si dhe mbarë popullit të Austrisë”.

Deri më tash pesë persona janë identifikuar si të vrarë. /Insajderi.com