Kurti deri tash ka emëruar 18 zëvendësministra

Kurti deri tash ka emëruar 18 zëvendësministra

Me tre emërimet e fundit, numri i zëvendësministrave në Qeverinë Kurti ka shkuar në 18, njofton Insajderi.

Së fundi kreu i ekzekutivit emëroi Daulina Osmanin si zëvendëse e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajralluah Çekut.

Po ashtu Dafina Gexha Bunjaku do të jetë zëvendësministre e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia.

Ndërsa, Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës nën timonin e Donika Gërvallës /Insajderi.com