Kurti dhe Bislimi nisen për në Bruksel për takim me Vuçiqin

Kurti dhe Bislimi nisen për në Bruksel për takim me Vuçiqin

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, njofton se kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Bruksel për takimin e paralajmëruar për ditën e nesërme në mes tij dhe presidentit serb,  Aleksander Vuçiq, shkruan Insajderi.

Kryeziut në Facebook ka shkruar se  “Siç kemi thënë në vazhdimësi, takimi i nesërm nuk është takim i dialogut, por takim për dialogun, për dialogun e ardhshëm”.

Ai më tej, ka deklaruar se nga takimi synohet dakordim rreth kapitullit të ardhshëm të dialogut dhe agjendës së tij.

Sipas njoftimit të Bashkimit Evropian të martën në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, do të ketë takime bilaterale, të ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.  /Insajderi.com