Blerta Deliu kritikon Albin Kurtin për raport shpërfillës ndaj saj

Blerta Deliu kritikon Albin Kurtin për raport shpërfillës ndaj saj

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka kritikuar raportin dhe qasjen e ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndaj saj.  Sipas Deliut, Kurti ka një sjellje jo të mirë ndaj saj në Kuvend dhe jashtë tij.

Deliu thotë se sa herë e ka takuar deputetin i VV-së, “ai e ka kthyer kokën kah ana tjetër”, shkruan Insajderi.

“Janë disa deputetë me të cilët nuk është se flasim. Për shembull, është Albin Kurti i cili sa herë që ta shoh në korridor e kthen kokën në anën tjetër dhe bëhet sikur nuk më sheh”, tregoi Deliu në Radio Televizionin 21, transmeton Insajderi.

“Kur u takuam një ditë, i thash, ‘tash a po më njeh’?”, rrëfen deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Ajo thotë se pavarësisht dallimeve politike, deputetët e Kosovës ‘duhet të kenë së paku respekt’ për njëri-tjetrin. /Insajderi.com