![Kurti dhe deputetët e VV-së do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës në Kuvend](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/07/21100599_10214115131458191_917626205_n-730x440.png)
Në ditën e dytë të aktivitetit tradicional që organizon Kuvendi i Kosovës “Bashkatdhetarët në Kuvend”, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë njoftuar se do të jenë prej orës 9:00-16:00 për të pritur mërgimtarët.
Po ashtu, në pritje të bashkatdhetarëve prej orës 14:00 deri në ora 16:00 do të jetë edhe kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti.
Ndërkohë gjatë ditës së parë të këtij aktiviteti, interesimi i mërgimtarëve për ta vizituar këtë institucion ishte mjaftë i vogël. Por, as për t’i pritur, nuk është që deputetët e kishin marrë seriozisht.