Kurti dhe Komisioneri i BE-së për Drejtësi flasin për procesin e vetingut

Kurti dhe Komisioneri i BE-së për Drejtësi flasin për procesin e vetingut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në Bruksel ka takuar Komisionerin e Bashkimit Evropian për Drejtësi, Didier Reynders, njofton Insajderi.

Për takimin Kurti ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, ku tha se me Reynders ka diskutuar për forcimin e institucioneve të drejtësisë, përfshirë procesin e vetingut në Kosovë.

Tutje, shefi i qeverisë kosovare ka shtuar se sundimi i ligjit është një vlerë themelore e Bashkimit Evropian dhe një kusht themelor për shoqërinë demokratike.

“Sundimi i ligjit është një vlerë themelore e Bashkimit Evropian & një kusht themelor për shoqërinë demokratike. Me Komisionerin për Drejtësi @dreynders diskutuam gjerësisht planet tona për forcimin e institucioneve të drejtësisë, përfshirë procesin e vetingut. Ne e mirëpresim mbështetjen e tij për agjendën tonë të reformave”, është shprehur Kurti./Insajderi.com