Kurti dhe Mustafa takohen sot në orën 16:00

Kurti dhe Mustafa takohen sot në orën 16:00

Në ora 16:00 në Kuvend të Kosovës do të mbahet takimi i radhës në mes të Albin Kurtit, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se do t’i intensifikojnë takimet si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës, tash kur kanë mbetur edhe dy javë deri në seancën konstituive.

Kurti dhe Mustafa u takuan dy ditë më parë, pas një pauze një javore, derisa, e vetmja çështje për të cilën u morën vesh nuk ishte ajo e koalicionit, por, që dy liderët do të vazhdojnë të shihen që të merren vesh për çështjet që ju kanë mbetur, që të qeverisin bashkë.