Kurti dhe O’Connell pajtohen që ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm

Kurti dhe O’Connell pajtohen që ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe rreth deklarimeve të fundit rreth “korrigjimit të kufijve” dhe “kompromisit të dhimbshëm”.

“Kurti shprehu qëndrimin e Lëvizjes kundër lojërave të dëmshme të Presidentit Thaçi i cili po mashtron edhe qytetarët e Preshevës,Medvegjës e Bujanocit përveçse ata të Kosovës, dhe po relativizon shtetësinë e sovranitetin, integritetin territorial e institucional të Republikës sonë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Kurti tha se presidenti Thaçi nuk ka mandat për çfarë po flet dhe çfarë po bën.

Ambasadori O’Connell tha se Mbretëria e Bashkuar është e vendosur dhe ka qëndrim të qartë rreth pavarësisë e sovranitetit të Kosovës dhe se çdo lëvizje për ndryshim të kufijve është e rrezikshme jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin.

Ai u shpreh kundër logjikës “ndarje ose konflikt””, thuhet në njoftimin për media. /Insajderi.com