Kurti dhe Osmani presin në takim drejtuesit e institucioneve të sigurisë

Kurti dhe Osmani presin në takim drejtuesit e institucioneve të sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani, të enjten pritën në takim institucionet e sigurisë në vend, përcjell Insajderi.com.

Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim, drejtuesit e institucioneve kanë raportuar për fundvit si dhe përgatitjen për vitin pasues lidhur me sfidat në fushën e sigurisë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në takim të përbashkët me kryeministrin e vendit, z.Albin Kurti, kanë pritur institucionet e sigurisë lidhur me raportimin e fundvitit si dhe përgatitjen për vitin pasues lidhur me sfidat në fushën e sigurisë”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, dhe drejtori i Agjencionit Kosovar të Inteligjencës, Petrit Ajeti./Insajderi.com