
Kandidatja për presidente nga Lista “Guxo”, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, si fitues të zgjedhjeve të 14 shkurtit, mëngjesin e së mërkurës janë takuar me liderin e partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha, përcjell Insajderi.
Kjo është dita e tretë që Kurti e Osmani po mbajnë takime konsultuese me partitë parlamentare në vend, lidhur me formimin e institucioneve.
Ndryshe, më 22 mars do të mbahet seanca konstituive.
Kurti tashmë ka siguruar votat për formimin e Qeverisë, ndërsa për të zgjedhur Vjosa Osmanin presidente duhet pjesëmarrja në votim edhe e një partie opozitare./Insajderi.com