Kurti: Dialogu mund të fillojë në qershor pasi të takohem me opozitën

Kurti: Dialogu mund të fillojë në qershor pasi të takohem me opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi gjatë një konference të përbashkët me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell – se dialogu mund të rifillojë në qershor pasi të takohet me opozitën gjatë majit.

Kurti ka refuzuar takimin e 11 majit i cili besohej se do ta përballte atë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq – dhe e dha një arsye për këtë

“Javën e ardhshme do të aprovojmë programin qeverisës, dhe planin e punës dhe ai duhet të dërgohet për diskutim në Parlamentin e Kosovës. Në anën tjetër, kemi nevojë për më shumë informacione dhe dokumente për marrëveshjet e kaluara dhe procesit në përgjithësi për tu përgatitur për këtë. Gjatë muajit maj do të takojmë opozitën në Kosovë që të kemi edhe kontributin e tyre. Vetëm duan dialog të përgatitur mirë”, pohoi Kurti.

Pranoi se do të marrë pjesë kah mesi i muajit maj në një darkë pune që Bashkimi Evropian organizon me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Albin Kurti foli edhe për “non paper”, të cilin edhe njëherë tjetër e cilësoi si të pabazë.

Po ashtu kërkoi më shumë vaksina anti-COVID nga Bashkimi Evropian. /Insajderi.com