“Kurti do që ta prezantojë marrëveshjen e Washingtonit si tradhti”

“Kurti do që ta prezantojë marrëveshjen e Washingtonit si tradhti”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, deklaroi të premten se kryeministri Albin Kurti, po përpiqet që ta prezantojë si një lloj tradhtie para elektoratit të tij marrëveshjen e nënshkruar në washinton mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Ai u shpreh se Kurti mund ta quaj tradhti apo gabim një marrëveshje të tillë, por gjithashtu duhet të ulet me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett e të diskutojë për këtë çështje apo edhe të vizitojë Washingtonin.

“Kjo marrëveshje është nënshkruar dhe si e tillë edhe z. Biden ka thënë se i qëndron prapa. Nëse Washingtoni e pranon paraardhësin e tij, atëherë duhet që Kurti ta merr parasysh. Le ta quan tradhti apo gabim por ajo është një marrëveshje e firmosur, një zotim. Kurti urgjentisht duhet ta vizitojë Washingtonin dhe të bisedoj edhe për Ujmanin dhe Asociacionin”, tha Haliti në ATV.

Në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, u arrit dakordimi që Kosova dhe Serbia, do të punojnë me Koorporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar autostradën e paqes, lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare, lidhjen hekurudhore Nish-Prishtinë, sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, projekte shtesë dypalëshe dhe prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, e DFC-së.

Pika e fundit e kësaj marrëveshjeje ia siguroi Kosovës një njohje të re, atë nga Izraeli./Insajderi.com