Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë vaksina nga Bashkimi Evropian, njofton Insajderi,
Gjatë një konference të përbashkët me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kurti tha se pas atyre vaksinave që kanë marrë pjesë e programit COVAX, kanë nevojë për më shumë.
“Ne nuk kemi alternativë tjetër pos Bashkimit Evropian, kemi refuzuar vaksinat nga Kina”, tha Kurti.
Përpos çështjes së vaksinave, kreu i Ekzekutivit edhe njëherë kundërshtoi një “non paper të publikuar të hënën.
Përsëriti se integriteti territorial i Kosovës nuk do të cenohet. /Insajderi.com